Një 28-vjeçar u arrestua nga Policia në fshatin Gur të Divjakës, pasi ka dhunuar një 30-vjeçar me banim në Tiranë.
Vasil Lleshi ka goditur me mjete të forta dhe grushte duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe në trup. I dëmtuari është A.R 30 vjeç me banim në zonën e Laprakës në Tiranë.
Ai është shtruar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e personelit mjekësor. Sipas policisë, pasi ka dhunuar 30-vjecarin për motive të dobëta, 28-vjecari është larguar nga vendi i ngjarjes me makinë.
E vënë në ndjekje të tij, policia arrestoi Vasil Lleshin, i cili rezultoi se ishte në gjendje të dehur, duke drejtuar makinën tip Peugeot.
Ndaj 28-vjecarit rëndojnë dy akuza: “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”