Vetëm 22 klube kanë më shumë gola se Cristiano Ronaldo në Champions. Cristiano Ronaldo ka shënuar 103 gola në Ligën e Kampionëve, që do të thotë se ka realizuar gola vetëm pak se 22 ekipe në 25 sezone të kësaj gare që kur quhet Champions League, shkruan UEFA, transmeton Gazeta Express.Nëse Cristiano Ronaldo do të ishte klub, do të renditej i 23’ti në listë me më së shumti gola në histori të Ligës së Kampionëve.
Ronaldo shënoi tetë herë në tre ndeshjet e fundit, duke përfshirë het-trickun kundër Atletico Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Ai tani ka 103 gola dhe vetëm 22 klube kanë më shumë gola se i vetëm Cristiano, përcjell Express.
All-time UEFA Champions League goals (group stage to final)
498: Real Madrid
459: Barcelona
415: Bayern München
350: Manchester United
281: Arsenal
261: Juventus
249: Chelsea
231: AC Milan
218: Porto
187: Lyon
166: Borussia Dortmund
148: Internazionale Milano
146: Paris Saint-Germain
146: Valencia
137: Bayer Leverkusen
133: Olympiacos
132: Dynamo Kyiv
129: Liverpool
129: Ajax
107: Monaco
106: Galatasaray
106: Shakhtar Donetsk
103: CRISTIANO RONALDO
Kjo do të thotë se Ronaldo ka më shumë gola se PSV Eindhoven (102), Atlético Madrid (100) dhe Benfica (98), përgatiti “Gazeta Express”. (b.an)