Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike që e cilësoi tërheqjen e mazhorancës nga gara e Kavajës si fitoren e parë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ironizuar kreun e opozitës dhe ka zbardhur edhe një skenar nga anëtarët e djathtë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Sipas Ramës, anëtarët e djathtë në KQZ po përpiqen të zhvillojnë zgjedhjet edhe pse dy kandidatët u tërhoqën.
“Lulëzim fitore të tilla paç ngahera po a me thua dot si ka mundësi që anëtarët e tu në KQZ po zihen kundër tërheqjes së kandidatit tonë?🙄?😂?✌️..”, deklaroi rama në rrjetet sociale./Java/a.m.