Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për vendimin e mazhorancës për tërheqjen e kandidatit të saj në Kavajë.
Basha nga çadra e protestës deklaroi se kjo ishte fitorja e parë.
“Republika e re sapo shënoi fitoren e saj të parë. Falenderimi im i parë dhe mirënjohja e thellë është për qytetarët fisnikë të Kavajës. Ky është paralajmërimi më i madh, dhe kontributi i dytë historik që Kavaja jep për lirinë e shqiptarëve”, tha Basha.
Referuar akuzave se opozita po përpiqet të krijojë destabilitet, kreu i opozitës kishte këtë përgjigje:
“Faktori i vetëm i destabilizimit janë bandat e lidhura me pushtetin, janë bandat kriminale dhe shiqptarët duhet ta dinë, bandat kriminale që po bëheshin gati të lanin hesapet me njëri-tjetrin në Kavajë. Të dy anët e bandave i përkasin vetëm një krahu politik, rilindjes së inkrimninuar dhe krimit të rilindur”, deklaroi Basha.
/a.m.