Pas vendimit të Ramës për tërheqjen e kandidatit të PS nga zgjedhjet në Kavajë, ka ardhur edhe reagimi i LSI, që e mbështet një lëvizje të tillë për hir të dialogut politik.
Kryetari i ri i LSI, Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat shprehet se shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë është në funksion të çtensionimit të situatës.
“Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë në funksion të ç’tensionimit të situatës.
Dialogu duhet të vazhdojë. Shtyrja e zgjedhjeve krijon qetësi publike.
Maturia në funksion të zgjidhjes politike të qëndrueshme. Dialogut i krijohet hapësira dhe qetësia e duhur.
Zgjedhjet me standarde mbeten sfidë madhore pa kthim” deklaron ai.
c.a