Në ditën e dëshmorëve janë përkujtuar edhe oficerët e Policisë të rënë në krye të detyrës. Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme ka përkujtuar të rënët në radhët e Policisë, ku ishin të pranishëm edhe familjarë të tyre.
“Sot ata janë shembuj frymëzimi dhe motivimi për të gjithë ne, pasi sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, për ta bërë këtë vend më të sigurt për të jetuar dhe punuar”,- u shpreh Drejtori i Policisë Haki Çako.
Gjithashtu Çako theksoi se “Përveç përmirësimit të bërë në Ligjin e Policisë së Shtetit në lidhje me trajtimin financiar e punësimin tuaj, një kujdes i veçantë është treguar për edukimin e fëmijëve tuaj, duke ofruar bursa të plota studimi por edhe kuota të veçanta pranimi për vazhdimin e studimeve pranë Akademisë së Sigurisë”.
Ndërkohë zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea tha se policët që kanë humbur jetën duke i shërbyer shtetit, janë dëshmorë të cilët duhet të përkujtohen gjithmonë.
c.a