Kreu i LIBRA Ben Blushi ka reaguar pas vendimit të PS për shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë. Vendimi i ardhur në një kohë kur tensionet janë rritur dhe PD kishte parashikuar protestë masive ditën e zgjedhjeve, është cilësuar nga Blushi si një tërheqje frike nga kryeministri.
Reagimi i Blushit:
EDI RAMA U TËRHOQ NGA FRIKA
Edi Rama u tërhoq nga zgjedhjet në Kavajë.Pse mos tërhiqet edhe nga 18 qershori? Nuk ka asnjë ndryshim. Pyetja është kush ka të drejtë ta qeverisë Kavajën pa zgjedhje?Dhe kush ka të drejtë ta qeverisë Shqipërinë pa zgjedhje?Kjo ishte një tërhiqje nga frika dhe jo nga detyrimi për marrëveshje.Pas Kavajës cdo mundësi për ta shtyrë 18 qershorin është e hapur dhe cdo mundësi për zgjedhje normale është mbyllur.
/a.m.