Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit të Partisë Socialiste për tërheqjen e kandidatit të saj në Kavajë. Kreu i shtetit e ka vlerësuar qëndrimin e kryeministrit si mundësi për vijimin e dialogut.
“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e vlerëson qëndrimin e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës si një mundësi për të vijuar dialogun politik mes palëve për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës politike në vend.
Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve”, thuhet në deklaratën e presidentit./a.m.