Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë të madhe në Kavajë në datën 7 Maj, ditën kur në këtë qytet zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kreun e ri të bashkisë.
Prej javësh tashmë strukturat e PD atje dhe një grup deputetësh po punojnë për organizimin e protestës të cilës do t’i bashkohen militantë të PD nga të gjitha rrethet.
Në lidhje me organizimin e tubimit, pritet të zhvillohet një mbledhje rreth orës 19.00 në Kavajë me strukturat vendore atje dhe deputetët organizatorë, nën drejtimin e kreut të selisë blu Lulzim Basha.
Ndërkohë, policia ka marrë masat për shmangien e incidenteve. Ekziston frika që mbështetësit e opozitës të tentojnë të bllokojnë procesin e votimit nëpër qendra./Java/a.m.