Një nënë e re 18-vjeçare ëhstë shpallur në kërkim nga policia. Bëhet fjalë për shtetase A.D e cila është larguar nga banesa ku jetonte së bashku me fëmijën e saj të mitur dhe shtetasin me inicialet M.D. Ky i fundit është paraqitur në ambjentet e policisë ku ka sinjalizuar për largimn e bashkëjetueses në drejtim të paditur.
Ai u ka thënë efektivëve të policisë se nëna e mitur, ka braktisur fëmijën dhe është larguar pa dhënë asnjë sqarim. Kontakti i fundit mes 18-vjeçares dhe partnerit të saj ka qenë në banesën e tyre, nga ku e reja u zhduk në drejtim të paditur. Ajo ka lënë aty fëmijën vetëm pak muajsh që kishte me 30-vjeçarin.
Ky i fundit, në dëhsminë e dhënë ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me aprtneren, me përjashtim të disa zënkave të vogla. Nëna e re është lidhur me shtetasin M.D. prej disa vitesh, kur ajo ka qenë minorene dhe ka sjellë në jetë një fëmijë raporton JavaNews.
Ndërkohë, polciia ka nisur punën për gjetjen e saj. Prokuroria ka kërkuar zbardhjen e tabulateve telefonike për të zbuluar personat me të cilët e reja ka kontaktuar. Dyshohet se ajo është alrguar për nisjen e një jete të re me një tjetër djalë.
Pritet të merren në pyetje të afërmit e nënës së re dhe personat me të cilët ajo ka pasur kontakt. Për momentin nuk raportohet që ajo të jetë larguar nga vendi./JavaNeëw/a.m.