Kryeministri Edi Rama do të japë një konferencë për shtyp në orën 17:30 në Kryeministri.
Ky takim vjen pas dështimit të takimit të dytë më Bashën në Presidencë ku palët sërish nuk ranë dakord mbi kërkesat dhe kushtet e secilës palë politike.
Njoftimi nga zyra e kryeministrit pasoi një tjetër njoftim nga ana e LSI, e cila po ashtu njoftonte për daljen në një konferencë të rëndësishme të ish-kryetarit të saj, presidenti të zgjedhur Ilir Meta.
Nuk dihet se cila do të jetë përmbajtja e kësaj konference të rëndësishme, që shton interesin pas konferencës së thirrur tashmë nga kryeminsitri.
Ky i fundit madje i paraprin aleatit 4-vjeçar, të cilin e ka cilësuar “një president më afër me PD, por jo i PD-së”.
A ndo të kemi lëvizje të reja? Kjo mbetet për t’u parë pasi surprizat e minutës së fundit nuk kanë munguar asnjëherë, sidomos nga një politikan si Ilir Meta.
Ndërkohë, Kreu i PD-së Lulzim Basha nga çadra para Kryeministrisë deklaroi se të dielën në Kavajë do të rrëzohet qeveria duke premtuar protesta.
Nga ana tjetër ambasadori amerikan Donald Lu pavarësisht dështimit të dialogut është parë në zyrën e Ramës në Kryeministri ku mendohet se kanë biseduar për një zgjidhje të mundshme për krizën politike në vend.
Akoma nuk dihet një arsye përse Rama do të mbajë konferencën për shtyp por me shumë siguri ka të bëjë me takimin e mbrëmshëm me Bashën dhe ndoshta edhe një ofertë e re për dialog.
c.a