I deleguari i LSI-së në qarkun e Vlorës, njëkohësisht ministri i Transportit, Sokol Dervishaj shprehu bindjen se LSI do të jetë forcë fituese e rrjedhimisht edhe forcë drejtuese pas 18 qershorit. Ai u shpreh se LSI tashmë e ka vërtetuar se është e gatshme të drejtojë vendin.
“LSI do të jetë forcë fituese dhe rrjedhimisht drejtuese. Ne jemi gati të drejtojmë vendin. Koha dhe njerëzit kërkojnë që filozofia e LSI të drejtoj vendin, dhe ne nuk mundemi kurrsesi të bëjmë gjë tjetër vetëm se t’i bindemi këtij vullneti dhe të punojmë fort ta arrijmë këtë objektiv”, tha ai.
ma.me