Burime pranë PS-së bëjnë të ditur se në këtë takim do të marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar si dhe deputetë të qarkut të Tiranës.
Ndërkohë, të dielën kur edhe zhvillohen zgjedhjet për kryebashkiakun, nga PS në Kavajë do të jetë vetëm deputeti i zonës, ministri i Financave, Arben Ahmetaj. PS do të shmangë kështu prezencën e përfaqësuesve të lartë të saj ditën e zgjedhjeve, nisur edhe nga situata e tensionuar që pritet atë ditë, për shkak të protestës së opozitës.
Demokratët kanë paralajmëruar një marshim të madh në drejtim të këtij qyteti, ku nuk përjashtohen as tentativat për të bllokuar procesin e votimit. Basha tha sot nga çadra e opozitës, se do të ketë një marshim popullor të opozitës drejt Kavajës, nga ku tha ai, të dielën do të bjerë simbolikisht republika e vjetër. /ma.me