Unioni Kristian Social i Gjermanisë ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen e tij President i Republikës së Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i CSU-së, Andreas Scheuer, përmes një telegrami përgëzon Metën për detyrën e re dhe shpreh bindjen se ky vendim i rëndësishëm do t’i sjellë stabilitet Shqipërisë dhe se Presidenti i ri i Republikës do ta udhëheqë vendin drejt të ardhmes së begatë në Evropë.
Gjithashtu, Scheuer vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, që bazohen në vlerat e demokracisë si edhe shpreh besimin se bashkëpunimi në të ardhmen do të intensifikohet dhe më tej.
Më poshtë teksti i plotë i letrës:
I dashur President, i dashur Ilir!
Përfitoj nga rasti t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i ri i Republikës së Shqipërisë. Ky është një vendim i rëndësishëm për t’i sjellë stabilitet Shqipërisë dhe për të udhëhequr vendin tuaj drejt një të ardhmeje të begatë në Evropë.
Sa i përket miqësisë tonë të gjatë edhe në nivelet partiake, pres që të forcojmë edhe më shumë marrëdhënien e rrënjosur thellësisht midis Shqipërisë dhe Bavarisë, që është krijuar qysh në kohën e Franz Josef Strauß.
Dy vendet tona kanë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të veçantë të bazuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë. Në Bavari, Shqipëria gjithmonë do t’i gjejë dyert e hapura për shkëmbime të ndryshme, qoftë biznesi, kulturor, etj.
Kësisoj, do të ishte një nder për mua të zgjeroj bashkëpunimin tonë në nivel profesional si dhe në atë personal. Shpresoj shumë në një marrëdhënie të frytshme midis nesh në të ardhmen.
Me respekt
Andreas Scheuer
Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Kristian Social
ma.me