Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi pak minuta më parë se 18 qershori ka rënë si në pikëpamjen politike, atë morale dhe atë ligjore. Sipas tij, zgjidhja është vetëm qeveria teknike, pasi opozita nuk do të pranojë zgjedhje fasadë.
“Zgjidhja mund të vi vetëm me një qeveri teknike. Zgjedhjet pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë. Opozita refuzoi fasadën e shëmtuar elektorale. Partitë qeveritare nuk arritën të regjistrohen. 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht. Republika e vjetër po bën gjithshka që të ngadalësojë bashkimin popullor drejt Republikës së re. Ata janë një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën që janë të korruptuar”, ka deklaruar Basha.
Sipas tij, këto 77 ditë kanë ndryshuar Shqipërinë, pasi po vjen Republika e re, sepse me 18 shkurt morëm një vendim të madhë për të mos ulur kokën para krimit dhe pushtetit të krimit.
“Refuzuam komplotin ekonomik dhe politik. Vendimin për të mos pranuar zgjedhje fasadë. Vendosëm për të marrë dorë fatin tonë. Asgjë nuk është më si më parë. Javë pas jave, ditë pas dite, shembën njëri pas tjetrit fasadat e republikës së vjetër. Zëri juaj i bashkuar dhe e vërteta juaj është e vetmja e vërtetë që njeh Europa dhe SHBA. Nuk ka zgjedhje pa asgjesuar krimin në pushtet. Krimi dhe droga janë përgjegjësia e kryeministrit të fasadës”, deklaroi Basha.
Sipas tij, në Kavajë nis shembja e Republikës së vjetër. Ai ka ftuar qytetarët që ti bashkohen protestës së Kavajës, që sipas tij do të jetë paqësore, por e vendosur.
ma.me/ javanews.al