Stadiumi “Millennium” ka kapacitetin prej 74,500 ulësesh
Finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2017 do të luhet në Kardif të Uellsit në stadiumin “Millennium” – tani i njohur si “Principality Stadium” për arsye sponsorizimi, transmeton Gazeta Express.Stadiumi “Millennium” ka kapacitetin prej 74,500 ulësesh dhe është hapur në vitin 1999 për Kupën e Botës në Ragbi dhe ka kushtuar 121 milionë funte.
Ky stadium tani është i Kombëtares së Futbollit të Uellsit. Ekipet që mund të luajnë në atë stadium janë Real Madridi, Atletico Madridi, Juventusi dhe Monaco. Reali dhe Juve janë më afër kalimit në finale pas ndeshjeve të para gjysmëfinale. Reali fitoi në shtëpi 3:0 ndaj Atletico Madridit derisa Juve e mposhti 2:0 në udhëtim Monacon.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me 3 qershor, ora 20:45. /Express/b.d