Është i bukur ta shohësh, me ngjyrën e kuqe e ndezur, dhe ka aftësinë të zbukurojë pjatën me shijen e saj pikante. Speci djegës ka shumë përfitime që njihen që nga kohët antike, kur shërbente si antinuerologjik dhe për të ruajtur ushqimet.
Por tashmë një studim i universitetit të Maastricht ka zbuluar se dy gramë në ditë nga ky përbërës stimulon metabolizmin dhe redukton ndjesinë e urisë. Kjo është një ndihmë e mirë për ata që duan të humbin peshë, dhe për ata që janë në dietë.
Speci djegës është një bimë me origjinë nga amerika jugore dhe qëndrore. Në Europë mbërrit pas zbulimit të Kontinentit të Ri, falë lehtësisë së kultivimit, tashmë është i përhapur në të gjithë botën.
Në historinë e saj mijëravjeçare, speci djegës përdoret pothuajse në të gjitha fushat që i interesojnë njeriut, që nga mjekësia e erosit, tek magjia e mjekësisë popullore. Është konsideruar dhe si frut i shenjtë, si një ilaç për sëmundje, por edhe si afrodiziak, si përbërës i riteve të shenjta, e madje dhe si mjet torture, shkruan Top Channel.
Kohët e fundit është objekt i shumë studimeve shkencore që kanë risjellë në vëmendje përfitimet e tij, ku i fundit është studimi i universitetit të Maastricht, për vetitë e specit djegës në reduktimin e urisë dhe stimulimin e metabolizmit, duke ndihmuar në djegien e kalorive. Vetitë e tij dietike sipas ekspertëve i dedikohen një substance me të cilën është e pasuar, Capsaicina. Është ajo që i jep shijen degëse që të jep ndjesinë e djegies edhe sikur të kesh një sasi shumë të vogël. /b.d