Në zonën e Tiranës ku ka nisur të funksionojnë vendparkimet për ata që banojnë në këtë zonë, qytetarët duhet të pajisen me kartën e rezidentit në mënyrë që të mos gjobiten nga policia bashkiake.
“Qytetarët duhet të pajisen me vërtetimin si banorë të asaj zone, bashkë me certifikatë familjare dhe lejen e qarkullimit mund të vijnë të marrin kartën nga e cila përfitojnë parkim pa pagesë”, shprehet Egla Zere.
Por me kartën e rezidentit nuk mund të parkosh në ato rruge për të cilat bashkia ka përcaktuar tarifim në orare të caktuara.
“Në rrugët me të kuqe nuk parkon dot në orarin kur tarifohet, por parkon në vizat e bardha dhe në lagjet poshtë pallatit”, shton ajo.
Tirana është e ndarë në katër zona. Po ku mund të parkojë një individ, i cili shkon nga një zonë në një tjetër.
“Ai mund të parkojë vetëm në rrugët kryesore me sistem tarifimi ose në këto rruge ku ka vende të lira që janë pa pagesë, por jo në zonat që janë përcaktuar për rezidentët. /b.d