Kryetari i LSDM në Maqëdoni, Zoran Zaev deklaroi sot se pret që kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i BDI-së, ta “përmirësojë gabimin” dhe ta heqë flamurin kombëtar shqiptar nga zyra e tij.
I pyetur nga gazetarët për koment lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar pranë atij maqedonas në kabinet nga ana e kreut të ri të Parlamentit, Zaev tha se “ligjet në Maqedoni janë të qarta dhe duhet të respektohen” dhe se “personi që e ka bërë gabimin duhet ta përmirësojë atë”.
Zaev deklaratën e bëri pas takimit me zyrtarët e OSBE-së sot në Shkup. Ai sot më herët takoi liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe vizitoi në spitalin e Tetovës liderin e LR-PDSH-së Ziadin Sela, i cili po rikuperohet për rrahjes mizore nga huliganët maqedonas të enjten e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.
Zaevi gjithashtu deklaroi se pret që presidenti maqedonas Gjorge Ivanov t’ia japë mandatin, në mënyrë që deri në fund të muajit ta formojë qeverinë e re.
c.a