Punonjësi i sigurimit të Kuvendit Abdylfetah Alimi nga Orizarja e Kumanovës, në një intervistë për Televizionin Alsat M, tregon momentet e tmerrit që kaluan bashkë me Zijadin Selën, në kohën kur ai e shpëtoi atë nga duart e dhunuesve të cilët mbi të ishin duke ushtruar dhunë brutale.
Kam rënë mbi trupin e tij dhe pashë se merrte frymë. Dy huliganëve që ishin aty u thashë largohuni se është i vdekur. Pastaj vendosa ta nxirrja nga ana e brendshme. Nuk lëvizte, dhe e mora në kurriz. Duke hipur shkallëve dikush tha se nuk ka mbaruar puna me Selën. U dukën shekuj derisa kam hyrë në zyrën 334. Sela ishte në gjëndje shumë të rëndë. E shtriva në dysheme.
Më tha se kush isha dhe i tregova se isha Fetahi i Siugrimit. Fetah më tha jam në besën tënde
Nuk kisha guxim të tregoja se ku isha. Nxorra një lajm ku thoja se Zijadini ishte rrëmbyer. Dera e zyrës ka qenë jetë a vdekje për ne. Ato tre katër orë ishin sa një shekull”
Disa orë më vonë ka arritur grupi i policëve të cilët kanë ndihmuar evakuimin e tyre. Pasojat e asaj nate Abdylfetahu i ndjen akoma. Pamjet e tmerrit që përjetoi edhe më tej vazhdojnë ta shqetësojnë
c.a