Një nga humoristët e njohur Xum Allushi ka gjetur dashurinë e jetës.
Me sa duket vajza që ka festuar ditëlindjen i ka rrëmbyer zemrën Xumit. Ai i ka organizuar të dashurës së tij një ditëlindje luksoze në një prej hoteleve më të shtrenjta në Tiranë.
Vajza, fytyrën e së cilës Xumi ka preferuar ta mbajë sekret ka festuar 22 vjetorin.
Nga torta e publikuar mund të lexohet vetëm emri i vajzës. E dashura e Xumit quhet Egi, buzëqeshja e së cilës është bekim për të, siç shkruan ai në një prej fotove të saj.