Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se strategjia e ndjekur nga PD për bojkotimin e zgjedhjeve nuk mbështetet as nga votuesit e djathtë.
Ai th se referuar sondazheve, 68 % e qytetarëve janë kudnër shtyrjes së zgjedhjeve. Po ashtu, Rama dha edhe disa të dhëna të tjera që sipas tij janë rezultat i sondazheve serioze.
“Sot që flasim 68 % e shqiptarëve nuk duan shtyrjen e zgjedhjeve. Mbi 70 % e votuesve janë të bindur që kjo është lojë për të mos lejuar votimin e reformës në drejtësi. Bëni sondazhe dhe shikoni sot, a është e vërtetë se PS është më lartë se në 2013-ën apo jo…A është e vërtetë që 15 % e votuesve të PD deklarojnë se nuk shkojnë prapa kësaj marrëzie? Dhe pr të gjitha këto dikush duhet të paguajë kostot, dhe normalisht koston e paguan ai që ndërmerr trategjinë politike, jo të tjerët, dhe aq më pak vendi”, deklaroi Rama./a.m.