Situata politike në Shqipëri, po gjen pasqyrim edhe në mediat serbe. Dihet tashmë që kryeministri shqiptar Edi Rama nuk gëzon popullaritet në këtë shtet, pavarësisht vizitave të tij atje, ai asnjë kryeministër shqiptar. Por, deklaratat e tij në Beograd për realitetin e Kosovës së pavarur ende nuk janë harruar nga serbët.
Media më e madhe serbe, tabloidi “Kurir” ka sulmuar kryeministrin me argumentat e liderit të opozitës Basha.
“Kurir” ka hapur gazetën me titull kryesor Ramën, që e konsideron trafikant droge.
“Njeriu i parë i Shqipërisë miraton kultivimin e drogës dhe përdorimin e mjeteve të fituara nga shtija e narkotikëve për të manipuluar zgjedhjet. Një pjesë e këtyre parave e jep për financimin e mediave, pohon opozita, e cila prej muajsh kërkon largimin e Edi Ramës. Kryeministri shpërndan drogë, dhe paratë e fituara i përdor për manipulimin e zgjedhjeve, pohon Lulzim Basha, lideri i Partisë opozitare demokratike” shkruan taboloidi më i madh serb “Kurir”./JavaNews/a.m.