Edmond Ademi, zyrtar i lartë i LSDM’së, njëherësh bashkëpunëtor i afërt i kreut të kësaj partie, Zoran Zaev, ka shpjeguar incidentin e ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë, gjatë mbrëmjes së të enjtes, kur përkrahësit e Nikolla Grueskit ndërpren seancën e emërimit të kreut të Kuvendit, duke lënduar rëndë disa prej deputetëve.
Ademi në emisionin Komiteti, – i drejtuar nga Berat Buzhala – ka treguar se si filloi i gjithë sulmi dhe kush fillimisht u mundësoi hyrjen përkrahësve të Gruvskit.
Sulmin ku mbetën të lënduar shumë prej deputetëve, e më së shumti deputeti shqiptar, Zijadin Sela, zyrtari i LSDM’së thotë se mundësuan deputetët e VMRO’së, që i hapën dyert huliganëve.
Sipas Ademit, mekanizmat brenda Kuvendit pamundësojnë hyrjen e dhunshme të kujtdo, mirëpo, sic thotë ai, jo vetëm depërtimin e huliganëve, por edhe drejtimin e tyre e bënë deputetët e partisë së Gruevskit.Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: (b.an)