Daniel Carvajal ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë dhe pritet të mungojë për të paktën një muaj.
E vetmja gjë negative në fitoren 3:0 të Real Madridit ndaj Atletico Madridit ishte lëndimi i mbrojtësit të djathtë Daniel Carvaja.
Spanjolli sot ka kryer testet mjekësore, ku ka lëndim të shkallës së dytë të bicepsit femoral.
Carvajal kështu ka humbur ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos në Ligën e Kampionëve dhe katër ndeshjet e mbetura në La Liga, por qëllimi i tij është që të jetë gati për finalen e Ligës së Kampionëve, nëse Reali arrin të ruaj rezultatin e ndeshjes së parë, përgatiti ”Express”. (B.an)