Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pak minuta jmë parë në lidhje me situatën politike në vend. Me anë të një deklarate për shtyp ambasada britanike u ka kërkuar publikisht të gjitha palëve të marrin pjesë në zgjedhje. Mbretëria e Bashkuar iu bën thirrje të gjitha partive politike të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar pjesëmarrje të plotë në zgjedhjet e ardhshme.
“Do të ishte për të ardhur keq nëse partitë zgjedhin të mos marrin pjesë. Votuesit shqiptarë meritojnë të kenë një proces zgjedhor që t’i garantojë mundësi sa më të gjerë zgjedhjeje”, thuhet në një deklaratë për shtyp.
Selia diplomatike britanike iu bën thirrje gjithashtu të gjitha partive politike të garantojnë shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe gjatë vetë ditës së zgjedhjeve.
“Të shmangen incidentet para dhe pas zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën për shtyp të ambasadës britanike.