Megjithëse për të rriturit frazat e mëposhtme nuk tingëllojnë aq të rënda, për një fëmijë ndodh krejt e kundërta. Pesha e tyre mund të ndikojë jo vetëm në personalitetin dhe vetvleresimin, por edhe në sjelljet e tyre. Psikologët këshillojnë që frazat e mëposhtme të mos jenë pjesë e fjalorit të asnjë prindi
“Më zhgënjeve”
Kjo është një frazë e zakonshme që njerëzit përdorin, por fëmijët nuk duhet ta dëgjojnë kurrë këtë shprehje nga ju.
Je i pavlefshëm!
Kjo frazë do ta lëndojë fëmijën tuaj më shumë nga se mendoni, duke i dëmtuar rëndë vetëvlerësimin. Ju mund t’i thoni “Askush nuk është perfekt.”, “Mund të bësh më mirë!”, “Nuk është dita jote me e mire, do ta bësh më mirë herën tjetër”.
“Mjaft qave”
Kur ndëshkoni fëmijën tuaj ose kur fëmija është lënduar, ata e shprehin duke qarë. Kur ju e ndaloni fëmijën së bëri këtë gjë, ju i ndrydhni emocionet.
“Djemtë / vajzat e mira (trime) nuk kanë frikë nga asgjë !”
Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe nuk duhet t’ia thoni kurrë fëmijës suaj. Në vend të kësaj fraze ju duhet të shpreheni se është në rregull të frikësohemi. Të gjithë jemi të frikësuar ndonjëherë”.
c.a