“Ne duam një proces zjgedhor të pastër ku të ketë një pjesëmarrje masive. Nuam duam vota që nuk janë tonat, por vjen apo nuk vjen PD, ne duhet të jemi njëlloj të motivuar”, u shpreh Rama.
Duke iu referuar bisedimeve me opozitën për zgjidhjen e ngërçit politik, kreu i qeverisë ka theksuar gjithashtu se data e zgjedhjeve nuk negociohet.
“Këto zgjedhje duhet të zhvillohen sipas standardeve dhe komisionerët të bëjnë detyrën në mënyrë perfekte. Ne nuk negociojmë datën e zgjedhjeve“, u shpreh Rama gjatë prezantimit të kandidatëve.
Katër ditë më parë, shefi i maxhorancës bëri zyrtarisht publike listën me 140 emrat e PS në 18 qershor. Në listë mungojnë disa prej emrave ikonë të Partisë Socialiste si Namik Dokle, Valentina Leskaj apo dhe Arta Dade. Ndërsa u është lënë jo pak hapësirë emrave të rinj.