Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur dialogun, te cilin e quan të vonuar mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha.
“PDIU vlerëson faktin se për herë të parë zgjidha politike mes Mazhorancës dhe Opozitës po kërkohet në zyrën e Presidentit të Republikës dhe jo me ndërmjetës të huaj.
Kriza aktuale nuk cënon vetëm partitë politike, por Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj, u bëjmë thirrje palëve të ngrihen në nivelin e duhur për të bërë lëshime reciproke e për të dhënë zgjidhje në emër të Atdheut të vetëm që kemi! Ne kemi Veç Një Atdhe, që i kemi dhënë vazhdimisht kriza. Tani është koha t’i ofrojmë zgjidhje!”, thuhet ne njoftimin e shperndare per mediat.
ma.me