Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka theksuar se deri të premten mund të thirret një seancë e jashtëzakonshme, ku do të hidhet në votim mocioni i votëbesimit të qeverisë.Ajo ka thënë se janë shumë afër që t’i bëjnë 40 nënshkrime për mocionin.
“Jemi shumë afër. Deri në fund të javës mund të thirret një seancë e jashtëzakonshme”, tha ajo, pas mbledhjes së kryesisë, raporton Gazeta Blic.
Sipas saj, kjo qeveri është joserioze dhe vendi sa më parë duhet të shkoj në zgjedhje.“Mos serioziteti i qeverisë duhet të marrë fund.
Sa i takon mocionit të premten do të keni një përgjigje se kur mund të dërgohen në kuvend nënshkrimet për seancë për mos besim ndaj qeverisë”, ka thënë Bajrami. (b.an)