Kreu i ri i LSI Petrit Vasili, njekohesisht edhe minisiter i Drejtesise, i ftuar ne emisionin ‘Vila 24’ ne “News24”, tha se negociatat mes Bashes dhe Rames qe nga sot ne tryezen e thirrur nga Presidenti Nishani, do te jene te veshtira.
“Besoj që do jetë një negociim jo i lehtë në mendimin tim se është konsumuar një kohë e gjatë është mbajtur një distancë e madhe ka pasur një retorikë shumë të ashpër që e bën një fillim dialogu shumë të vështirë. Do ketë vështirësitë e veta, do të uroja që ata të dilnin pas 10 minutash e të kishin zgjidhjen me vete por nuk besoj se kjo do të ndodhë. Do ketë një formulë kompromisi”.
“Është një dialog i vonuar, më shpejt duhet të ndodhte”, tha nder te tjera ai.
Teksa i pyetur se a do ketë dakortësi apo kushte te reja, Vasili tha se “kompromis do të thotë që gjithkush lëshon nga vetja”.
“Nëse ka vetëm një kërkesë që shkon deri në fundin e njërës palë, ky quhet imponim. dikush duhet të lëshojë me shume, ai që ka më shumë pushtet lëshon më shumë, opozita ka më pak pushtet se mazhoranca, mazhoranca ka me shume pushtet se opozita gjithmone. Basha tha mbrëmë që cfarëdo lloj gjëje që kemi ne do lëshojmë, do ta bëjmë atë që kemi ne dore. Kjo duhet konsideruar premisë pozitive se shkon me idenë për të lëshuar nga vetja. Një mjedis të qetë të gjitha partitë kanë detyrim ta krijojnë”, shtoi Vasili./a.m.