Vijon prej rreth 4 orësh mbledhja e grupit parlamentar të PD, ku nuk kanë munguar debatet dhe qëndrimet e ndryshme.
Deputeti i PS, Astrit Patozi në mbledhjen e grupit u shpreh se “Të gjithë duhet të luftojmë fort për të arritur maksimumin e kauzës sonë dhe mund të them se nuk tradhtojmë askënd në rast se pranojmë edhe një paketë serioze të ofruar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve“.
Basha: Duam garanci ose s’ka zgjedhje
Në mbledhjen e grupit, Lulzim Basha është shprehur se “Nuk jemi ne kete beteje per veten tone, per interesat tona. Ose dialog te vertete qe jep zgjidhje, ose pjese e lojes, fasades nuk behemi. Te pranosh truket, hilete e qeverise, sdo me thene dialog, zgjidhje, apo kompromis, po menaxhim i opozites. Kete nuk mund ta pranoj. Rendesi ka vullneti, jo detajet. Ose garanci per voten e lire, ose ska zgjedhje” mësohet se ka deklaruar Basha.
Aletati i Bashës, Dashamir Shehi ka deklaruar se duhen 3 muaj kohe nga qeveria teknike, që të sigurohen zgjedhjet
c.a