Kreu i Grupit te Partive Popullore Europiane Joseph Daul i ka kerkuar kreut te PD-së, Lulzim Basha te rikthehet te tryeza e dialogut me qeverine.
Permes nje videokonference ne seline e PD-se, Daul dhe McAllister i kane thene Bashes dhe PD-se qe duhet te dialogojne sa me shpejt qe te gjejne zgjidhjen per te hyre ne zgjedhje.
Sipas burimeve mësohet se Daul, McAllister, Hahn i kërkojnë PD të rikthehen në tryezën e negociatave dhe garantojnë të njëjtën ofertë të javës së kaluar. Ata kanë deklaruar se bojkoti i zgjedhjeve është i papranueshëm dhe se opozita duhet te marre pjese.
Nderkohe, Komisioneri Hahn ka thene se BE do t’i njohe zgjedhjet edhe nese PD vendos t’i bojkotoje ato. Sipas tij, zgjedhjet pa opoziten jane legjitime.
“Daul, Hahn dhe McAllister duan të na ndihmojnë, të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Topalli.
Në fokus të mbledhjes është vendimi i demokratëve për të bojkotuar ose jo zgjedhjet e 18 qershorit, pasi disa figura kryesore i dolën kundër.
Mbledhja e grupit vjen pas kritikave të një dite më parë të tre deputetëve Eduard Selami, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli se Basha kishte shmangur diskutimet dhe konsultat me forumet drejtuese të PD sa i takon vendimit për bojkotin e zgjedhjeve parlamentare.
Por në mbledhje nuk është i pranishëm Eduard Selami.
c.a