Jane ore te ethshme negociatash ato qe po konsumohen ne diten e fundit te regjistrimit te partive ne zgjedhjet e 18 qershorit. Mesohet se me ndermjetesimin e nderkombetareve, por edhe te kreut te shtetit Nishani dhe kryeparlamentarit Meta, po shtohen perpjekjet qe te kete nje takim ne nivel te larte PS-PD, me qellim gjetjen e nje kompromisi per hyrjen e opozites ne zgjedhjet e qershorit. Flitet se takimi mund te mbahet neser paradite.
Por sot, nga çadra ku ndodhet i ngujuar, kryetari i PD Basha ishte me i ashper se kurre ndaj qeverise, duke hedhur akuza te renda ndaj Rames dhe PS. Te shohim nese oret e fundit dhe afrimi i afateve te fundit te regjistrimit ne zgjedhje, do ta kthjellojne kreun e opozites, qe te dale nga pozita ku e ka futur veten dhe partine qe drejton.
(Perditesim)
Nderkaq Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo mundësi për zvarritje të bisedimeve me opozitën, nëse ato nuk ndodhin sot.
Pas përfundimit të një takimi me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Elbasan, burime afër kryeministrit i thanë gazetës TemA, se ai është gati të takohet me presidentin Nishani dhe Lulzim Bashën sonte dhe të bisedojnë për zgjidhjen e krizës.
Përpjekja për t’i shtyrë takimet për nesër dhe ditët në vazhdim, është thjeshtë një përpjekje për të shkatërruar procesin që nuk do lejohet, thonë burimet.
Lulzim Basha, i gjendur përballë presionit të jashtëm nga Brukseli dhe Uashingtoni, si dhe presionit të brendshëm, po tenton të gënjejë PD dhe njerëzit e interesuar për zgjedhje, sikur ai po përgatit një takim me Edi Ramën në ditët që vijnë.
E vërteta është që nuk ka asnjë kanal komunikimi serioz për këtë çështje dhe se kryeministri Edi Rama nuk pret përtej ditës së sotme të vazhdojë bisedime me opozitën, pasi nesër fillon zyrtarisht paraqitja e kandidatëve.