Gjykata britanike ka dhënë 11 vite burg për një shqiptar, i cili akuzohet për trafik droge.
Thanas Qarri, 37 vjeç, ka dërguar në Britani rreth 16 kg kokainë nga Italia, ku më pas lënda narkotike shpërndahej në kryeqytetin britanik.
Mediat raportojnë se droga në tregun më pakicë kapte shifrën e 1.25 milion paund.
Gjatë dhënies së dënimit, gjykatësi ka shpjeguar edhe sesi funksiononte grupi, ku sipas tij, shqiptari bashkë me disa persona të tjerë kishin krijuar një rrejt të fuqishëm, që importonte drogë nga Itali në drejtim të Britanisë.
c.a