Pas vendimit të marrë nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nesër do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së për të zgjedhur Kryetarin e ri të partisë.
Konventa do të zhvillohet të mërkurën në orën 16:30 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Konventa do të votojë zv/kryetarin Petrit Vasili për kryetar të LSI. Ndërsa si pasuese e Vasilit kandidon Monika Kryemadhi.
Konventën do ta hapë Ministrja për Integrimin Evropian, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës.
c.a