Kryetari i PD Lulzim Basha ka akuzuar sërish kryeministrin Rama dhe presidentin e zgjedhur Ilir Meta për pazare në kurriz të qytetarëve. Ai tha se Rama, bleu Metën me pazare miliona euro. Sipas tij, të gjtiha pazaret janë bërë që Rama të mbetet në pushtet dhe Meta të ruajë privilegjet.
“35 milionë dollarë për rrëshkitjet në rrugën e Elbasanit. 35 Milionë euro e bleu Edi Rama Ilir Metën që përbetohej se nuk futej në zgjedhje pa opozitën, dhe e çoi në karrigen e presidentit. Ulen dy veta, pijnë verë të shtrenjë dhe nga aty del presidenti i republikës. Por kjo nuk është republika e qytetarëve shqiptarë. Kjo ëhstë republika e vjetër, krimit, korrupsionit dhe derrave oligarkë që majmen me parëtë e shqiptarëve. Shikoni se sa miliona luajnë, dhe gjithë pjesa tjetër është teatër kukullash, si e si Rama të rrijë në pushtet, si e si Ilir Meta të ruajë privilegjet, me çdo kusht”, deklaroi Basha.
Kryetari i Partisë Demoikratike Lulzim Basha ka sulmuar sërish mediat që sipas tij janë bërë palë me qeverinë dhe krimin. Basha deklaroi se gazetarët kërcënohen, censurohen dhe hiqen nga puna vetëm se thonë të vërtetën. Basha deklarojë se kjo histori do të marrë fund me largimin sipas tij të qeverisë Rama.
“Republika e re do ju çlirojë nga fajkojtë e krimit që ju shtyp në punën e përditshme. Statusi i gazetaritm operatorit do jetë po aq i shenjtë sa statusi i gjyqtarit, prokurorit dhe deputetit. Zërin tuaj e censurojnë ekranet. Ditë për ditë dilni e flisni, ditë për ditë ju censurojnë, por nuk e ndalin dot të vërttën nga ky tempull i demokracisë, nga ky tempull i qytetarëve”, deklaroi Basha./a.m.