Nga Bardhyl Ukcama*
E para nuk eshte e vertete se PD-ja, ka vendosur te ngujohet ne cader. PD -ne e kane ngujuar ne cader. As formalisht nuk eshte mbledhur Keshilli Kombetar e as Kuvendi per te votuar. Apo jo?
Se dyti per vendimin e madh te nxjerrjes ne rruge te PD-se, duhej te votonte gjithe antaresia e Partise. Nxjerr nga sistemi politik partine pa vote dhe u ben thirrje “ishe-ve te rene nga pushteti” te perleshen ne Kavaje, si bashibuzuket e Haxhi Qamilit.
Cfare mendon Lulezimi dhe Lulezimerat se PD-ja e idealeve te medha ka vdekur dhe kthyer tashme ne nje taborr mercenaresh , qe se kane per gje ti turren edhe Ambasades Amerikane dhe Bashkimit European si dikur organizatat e rinise komuniste.
Cfare demokracise mund ti imponoje shoqerise nje oligark dembel, qe injoron forumet e larta te Partise, qe rrezoi nje nga diktaturat me te egra te Europes. Parti qe me pas u perdor nga shume orientaliste si ai, per tu pasuruar e sunduar si pashallare nje popull te varfer.
Si ish antar i Keshillit Kombetar mendoj se personalitetet e PD-se, dhe antaresia e saj duhet te reagojne dhe ti thone Lulezimit se kontributi juaj ne krahasim me investimin tone eshte tersisht i pajustifikuar.
Ky fare lideri, qe se bashku me Ristanin, Mediun , “Kreshnik-liliputin”, “Duken e krimit” e “Kaubojsin” na premtokan “Republiken e Re” ka neperkembur cdo norme demokracie brenda Partise. Ka shkelur mbi vokacionin prendimor te shoqerise shqiptare dhe eshte njesuar me kapterrat e super korruptuar te sistemit te padrejtesise.
Ende besoj se ne PD kane mbetur forca per ti thene Lulit se Partia ka forume, ka antaresi serioze dhe vendimet merren prej nesh e jo prej Mediut e Nikut.
Une dhe shume te tjere qe kemi krijuar PD ne dimrin e diktatures nuk mund te ndihemi mire sot kur shikojme se ku eshte katandisur.
Te gjithe ata, qe e kuptojne kete te vertete te thjeshte dhe heshtin apo inkurajojne “udheheqesin e madh”, qe u kapultua ne krye te partise i bejne nje sherbim te keq shoqerise shqiptare dhe PD-se ne vecanti.
A do te duhej te qeverisej Shqiperia prape nga ky kualicion ? Une mendoj se jo! A fitohet me Lulezim Bashen? Pa medyshje, JO…!!!
Shenim:“Kreshnik-liliputi” e “Duka i krimit” nuk jane epitete te mijat, por te ish- udheheqesit historik te PD-se, per dy cardistet.
*Ish -student i Levizjes Dhjetorit dhe themelues i PD