Kryeministri Edi Rama me ane te nje statusi ne “Facebook”, ka njoftuar se 1001 leje legalizimi i janë shtuar dosjeve të mbyllura me sukses për Kamzën. Rama thotë u mbyll zinxhiri dyvjeçar i aktiviteteve publike pasi tashmë ka nisur faza finale e mandatit. Kreu i qeverisë shkruan se për 3 vite, (2014-2017) është bërë 10-fishi i punës së atyre që janë ngujuar sot në çadër.
“U mbyll këtë javë në Kamëz zinxhiri dyvjeçar i aktiviteteve publike për legalizimet falas, sepse me regjistrimin e listave të reja të deputetëve, praktikisht ka nisur faza finale e mandatit dhe legalizimet nuk do të përdoren për fushatë!
1001 leje të tjera legalizimi FALAS iu shtuan kapicës së dosjeve te mbyllura me sukses për Kamzën, ku deri në 2013-ën, u bënë gjithsej vetëm 538 legalizime (!) dhe shumica biznese(!), ndërsa nga viti 2014 deri sot janë bërë 5449 legalizime (97% shtëpi dhe FALAS). Pra në më pak se gjysmën e kohës në qeveri të atyre që janë ngujuar sot në Çadër nga frika e drejtësisë, kemi bërë 10-fishin e punës së tyreKrenarë që kemi arritur në mbi 130 mijë legalizime FALAS (93% shtëpi) në dallim nga 21 mijë në tetë vitet e shkuara (82% biznese), me lekë mbi dorë e nën dorë! Deri në fund të qershorit do të jenë bërë mbi 150 mijë legalizime në rang republike. Akoma shumë mbetet për të bërë!”, shkruan Rama.
MA.ME