Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është parë sot në kafe me sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin.
Nga këto foto që kanë mbërritur në redaksinë e “Gazeta Exppress”, duket Mediu dhe Agaçi duke konsumuar një kafe në zonën e Liqenit artificial. Ata kanë qëndruar rreth një orë e gjysmë duke biseduar me njëri-tjetrin. Nuk dihet se për çfarë po bisedon sekretari i kryeministrisë me ‘kundërshtarin’ politik të kryeministrit, pasi edhe Mediu së bashku me partitë e tjera opozita kanë vendosur për tu mos u regjistruar në KQZ si subjekte politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit./a.m.