Sekretari i përgjithshëm i FRD Gazmed Oketa ka reaguar lidhur me deklaratat e Bashës i cili e quajti kreun e FRD Bamir Topin si mercenarë të pushtetit.
I ftuar në studion e Report Tv, Oketa është shprehur se ndjen keqardhje për të dhe tha se Basha është një figurë politike e rë , me përgjegjësi shumë të mëdha por që ka sjellë të njëjtat politika si ato të vjetrat.
“Unë për Bashën ndjejë keqardhje pasi një politikan i ri në moshë, ka një përgjegjësi shumë të madhe, dhe ka sjellë të njëjtat politika si ato të vjetrat. Kam dyshimet e mia në fakt se ka qenë ai që e ka sjellë opozitën në këtë situatë. Idetë shterojnë, dhe fjalët gjithashtu dhe tani tenton të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës”,tha Oketa në Report Tv.
Duke marrë shkas nga e kaluara, Oketa tha se historia ka treguar se ka pasur një zgjidhje në momentet e fundit, dhe nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë të ndodh edhe sot.
“Historia politike e Shqipërisë ka dëshmuar që gjithmonë në momentet e fundit mund të ketë një zgjidhje, të urojmë që këtë radhe do të ketë”, tha ai.
Oketa u shpreh i bindur se vendi duhet të mbajë zgjedhje më 18 qershor, dhe se FRD do t’u japë mbështetësve të djathtë një alternativë zgjedhjeje.
Gazmend Oketa kryeson në listën e deputetëve të qarkut të Tiranës për FRD i ndjekur nga Theodhor Kristuli dhe Valbona Durimi e ndërsa kreu i saj Bamir Topi nuk do të jetë kandidat për deputet.
c.a