Duket se ka sens kundërveprimi në Maqedoni. Një prej katër personave të arrestuar, që u akuzuan për dhunën në Parlamentin maqedonas, është edhe shefi në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Policia në Shkup arrestoi 4 nga 15 personat që kërkon Prokuroria publike.Të 15 personat e dyshuar të cilët po kërkohen Ministria e Punëve të Brendshme, jo-zyrtarisht janë pjesë e grupit që pushtuan ambientet e Kuvendit të Maqedonisë.
Më herët ministri i Brendshëm në Maqedoni u shpreh se dhuna nuk do kishte ardhur nëse policia do ishte me e shpejtë dhe efektive. Gjithashtu ai tha se në radhët e personave që ushtruan dhunë në Kuvend ka dhe pjesëtarë të policisë.