Policia ka arrestuar katër persona nga 15 që i kërkon Prokuroria Publike lidhur me dhunën në Kuvend, mëson Alsat-M nga burime jozyrtare.
Njëri nga katër personat, sipas burimeve të njëjta është kryeshef në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.
11 personat e tjerë ndaj të cilëve është lëshuar flet-arrest janë ende në kërkim nga policia. Të gjithë 15 personat të cilët po i kërkon MPB-ja, janë pjesë e grupit që pushtuan Kuvendin dhe rrahën deputetët.
c.a