Një prej pijeve që mund ta përgatitësh shumë lehtë në shtëpi do të të ndihmojë për të humbur yndyrën abdominale, që njihet edhe si yndyra në bark. Është një recetë e shëndetshme dhe shumë energjike, e përshtatshme për çdo shije. Mjafton të shtosh disa përbërës të shëndetshëm dhe ujë në vend të pijeve me gaz. Do të jetë diçka shumë e shijshme.
Përbërësit:
1 kastravec
një tufë majdanoz
1 limon
1 lugë gjelle uthull e përpunuar
1 lugë gjelle lëng (ose xhel) aloe vera
1/2 gotë ujë
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit hidhi në mikser dhe konsumoje lëngun e formuar para se të flesh. Mund ta praktikosh këtë metodë për një muaj dhe pastaj bëj një javë pushim. Nëse ke sërish nevojë, mund të fillosh edhe një cikël tjetër.
c.a