Turistët kanë hedhur brenda një viti në fontanën e njohur të Romës “Fontana di Trevi”, para në vlerë 1,5 milion dollarë.
Sipas legjendës, secili që hedh para në fontanë, një ditë do të kthehet në qytetin e përjetshëm.
Tri valutat më së shumti të hedhura në këtë fontanë janë euro, dollari dhe jeni.
Përdorues i parave të hedhura në Fontana di Trevi është organizata humanitare “Caritas”. (b.an)