Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) ende në detyrë, Ilir Meta pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, bëri publike të shtunën në një konferencë për shtyp, emrat e kandidatëve për deputetë të LSI-së, për Qarkun Tiranë që do të garojnë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit 2017.
“Sikurse u bë e ditur sot paradite, ka qenë përgjegjësia ime si kryetar i LSI për të drejtuar procesin e përgatitjeve për zgjedhje dhe njëkohësisht dhe listave të kandidatëve për deputet të LSI në zgjedhjet e ardhme, pas mbledhjes së Kryesisë, kam kënaqësinë që t’ju bëjë të ditur listën e kandidatëve dhe kandidateve të LSI për qarkun e Tiranës”, tha Meta.
Meta u shprehe se nga 36 emra të kandidatëve, 19 prej tyre janë nga Lëvizja Rinore për Integrim (LRI). Ndërkohë që bëri të ditur se, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti do drejtojë listën e qarkut të Korçës.
Klajda Gjosha, aktualisht ministre e Integrimit do të jetë në krye të listës së kandidatëve për Tiranën. Ndërsa Meta tha se, në vendin e tij në qarkun e Tiranës në vendin e pestë në listë do të kandidojë sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.
Gjatë konferencës për shtyp, Ilir Meta ka komentuar edhe tërheqjen e Ylli Manjanit. “Unë komunikoj në mënyrë institucionale, jo me statuse. Nuk ka pranuar që të jetë në listë. Listat i bëjnë forumet, unë vazhdoj të jem kryetar deri në mbrëmje. Falenderoj Luan Ramën dhe të tjerët që e përqafojnë me bindje sloganin ‘Të rinjtë janë të parët për LSI”.
Përsa i përket listës, Meta u shpreh optimist për suksesin e LSI në këto zgjedhje. “Besimi im te të rinjtë është i jashtëzakonshëm dhe jam i bindur se ditën që do të kthehem për të marrë dokumentin e LSI të rinjtë do të jenë jo vetëm në krye të LSI” tha ai.
Meta në përgjigje, të pyetjes për kërkesën e PD-së për marrëveshje gjithëpërfshirëse për zgjedhjet , u shpreh se “Kjo marrëveshje ka disa ditë që është ofruar dhe shpresoj që ketë vullnet të konkretizohet, nesër edhe më shumë sesa sot, pasi nuk do të jem më në krye të LSI, por besoj se do të jetë edhe synimi i LSI”.
“PD është për t’i qëndruar marrëveshjes dhe propozimet e PPE, unë do të bëj çdo gjë që të implementohet. Për detajet teknike jam personi i gabuar që mund të pyetem për këtë gjë. Shpresoj që të angazhohen të gjithë faktorët për zgjidhjen e ngërçit. Do të bëjmë çdo gjë që vendi të eci drejt një procesi normal zgjedhor. Por duhet kontributi i të gjithëve”-tha ai.
Lista e plotë e kandidatëve për deputetë të LSI-së, për Qarkun Tiranë, që garojnë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit 2017.
1- Klajda Gjosha
2- Kejdi Mehmetaj
3- Florida Kërpaçi
4- Endrit Brahimllari
5- Luan Rama
6 – Klejdi Pojana
7- Ardi Çela
8- Ejona Bixha
9- Ylli Shehu
10- Edmond Rrushi
11- Ralf Gjoni
12- Rea Kotani
13- Adela Karapici
14 – Petrit Vargu
15 – Dejana Kallogjerovic
16 – Fjona Dani
17- Kristi Xherahu
18 – Fatos Kaja
19 – Linda Karadaku
20 – Kevin Popi
21 – Edmond Stojku
22 – Ramazan Gjuzi
23 – Fatjona Halilaj
24 – Ira Vejsiu
25 – Tea Islamaj
26 – Bora Papanajoti
27 – Anxhela Poci
28 – Sidjola Basho
29 – Rigels Gjikllima
30 – Sara Lleshi
31 – Erklend Krifsa
32 – Muharrem Berisha
33 – Agron Xhafa
34 – Gajtano Doci
35 – Amela Shkoza
36 – Ana Hazizaj