Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti fjalim në ditën e 71-të protestës në çadrën e ngritur para kryeministrisë. Basha komentoi zgjedhjen e Metës president, duke e cilësuar si aktin e fundit të pazarit sipas tij.
“Pazari i republikës së vjetër u kurorëzua dje me caktimin e presidentit nga pazari i pazarit të ri. E dua demokracinë thotë presidenti i sapozgjedhur dhe ja, po e shijoj, Por kjo nuk është demokracia e vërtetë. Pazari mbi shishet e verës nuk është demokracia e vërtetë, nuk përfaqëson as vullnetin e popullit, ky ëhstë thjeshtë dhe vetënm kapitulli i fundit i pazarit politik i republikës së vjetër dhe ka ushqyer tash 4 vite këtë komplot politik. Ilir Meta është vetëm afër pazarit të peshkut të qelbur nga koka, ndaj Edi Rama ta gëzosh ti atë dhe peshkun e qelbur nga koka”, tha Basha.
Ai deklaroi më tej se afati për regjistrimin e listave të kandidatëve ka përfunduar mbrëmë në mesnatë.
“Mbrëmë në mesanatë ka ëprfunduar afti i fundit për listat e kandidatëve për ato parti që ishin regjistruar në KQZ. Bëhet fjalë për partitë e pushtetit, partitë e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Deri tani asnjë prej këtyre nuk ka dorëzuar listat. Në këtë moment, është asgjësuar 18 Qershori si një datë ligjore për zgjedhjet e republikës së Shqipërisë”, tha Basha.
Basha tha se mazhoranca aktuale i ka orët e numëruara. Sipas tij, qeveria e re që do të dalë do të kontrollohet nga qytetarët, dhe jo nga krimi.
“Themeli i kupolës së republikës së vjetër është pazari. Kupola politike e republikës së vjetër ekziston vetëm për një qëllim, që të pasurohet dhe të mbrojë pasuritë që bëjnë në kurriz të shqiptarëve. Ky bashkim shqiptarësh do ta zëvendësojë qeverinë që punon për pasurinë e saj dhe kontrollohet nga krimi e droga me një qeveri që kontrollohet nga shqiptarët”, tha Basha.
Më tej ai premtoi se me ardhmjen në pushtet, ligji i parë që do të anullohet do të jetë ai i arsimit të lartë, që e ka quajtur ‘ligj kriminal’.
“Anullimi që në orën e parë të qeverisë së re këtij ligji të tmerrshëm të arsimit të lartë. Kthiin e autonomisë në univeristet. Uljen e tarifave shtetërore të universiteteve. Republika e re do mudnëosjë që asnjë shqiptari mos t’i mohohet e drejta për shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike”, tha Basha./a.m.