Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi në një intervistë për gazetat gjermane se ishte optimiste për zgjedhjen e kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron në Francë, i cili do të jetë një president i fortë.
“Nuk kam as dyshimin më të vogël që Emmanuel Macron, nëse do të zgjidhet përballë kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, gjë që e uroj, do të jetë një president i fortë”, deklaroi Merkel për grupin e gazetave “RedaktionsNetzwerk Deutschland” (RND).
Është hera e parë që kancelarja, konsideruar si drejtuesja më me influencë në Evropë, mbështet një kandidat për zgjedhjet presidenciale franceze, turi i dytë i të cilave do të zhvillohet më 7 maj.
Sipas një sondazhi të publikuar sot, Emmanuel Macron do të zgjidhet në truin e dytë përballë Marine Le Pen me 61 për qind kundër 39 për qind
c.a