Kryeministri Rama ishte në Kamëz ku shpërndnau leje legalizimi. Gjatë bashkëbisedimit më banorët, ku nuk munguan as batutat, Rama foli edhe për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku pritet që pas pak të votohet Ilir Meta.
Rama tha se kemi gjetur një president me PD-në, pa qenë i PD-së, që as PD-ja nuk mund ta gjente që ta votonim ne.
“Kemi gjetur një President, që më me PD-në, pa qenë i PD-së, as PD nuk e gjente që ta votonim ne”, tha Rama.
Në 17:00 zhvillohet raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ilir Meta pritet të zgjidhet President. Ai ka marrë pëlqimin e PS-LSI, por edhe të PDIU./javanews.al/c.a