Kryeministri Rama ishte sot në Kamëz ku u shpërndanë rreth 300 leje legalizimi të objekteve informale.
Në listën e përfituesve ishte edhe Arqipeshkvia Kamëz, Tiranë. Gjatë marrjes në dorëzim të lejes së legalizimit nga prifti i kishës në fjalë, Rama nuk kurseu as batutat.
“Edhe Zoti me ndërtime pa leje” – tha Rama teksa ironia shkaktoi të qeshura. Po ashtu edhe një objekt kulturor-xhami i Komunitetit Mysliman rezultonte në Kamëz pa leje.
Gjatë marrjes së lejes nga imami i xhamisë në fjalë Rama vijoi batutat.
“Foli atij lart ndonjë fjalë të mirë për ne” – tha Rama. /javanews/b.d